Pas arrestimit nga policia të 45 vjecarit Xhemal Loka, efektivët kanë hapur telefonin e tij, të cilin ai tentoi ta fshehë menjëherë pas varrimit të të shoqes.
Burime policore bëjnë të ditur se Xhemal Loka ia dha telefonin vajzës për ta fshehur në mënyrë që të mos binte në duart e policise.
Nga ekzaminimi që grupi hetimor i ka bërë telefonit gjate ditës së sotme, aty janë gjetur video kërcënuese dhe fjalë fyese drejtuar bashkëshortes së tij.
Këto të dhëna të reja rëndojnë pozicionin e 45-vjeçarit, i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes.