Ditën e sotme është arrestuar në Librazhd një 43-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Bashkëshortja dyshohet se nuk e duruar dot dhunën dhe ka konsumuar pesticide, duke tentuar vetëvrasjen. Ajo tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
‘Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.’, njofton policia.