Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnatës së kaluar në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se një e moshuar është hedhur nga kati i 3-të i banesës, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima është shtetasja R. H., 79 vjeçe, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Ali Demi”.

Sipas bluve të kryeqytetit e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.