Nderkohe qe ministrja e turizmit Mirela Kumbaro, brockullit fantazite e saj delirante mbi turizmin rajonal, Greqia është shpallur kampione turizmi këtë sezon veror.
Viti 2022 e ka nxjerrë shtetin fqinj më të vizituarin nga turistët, duke bërë që të grumbullojë fitime mbi 15 MLD €.
100% kanë qenë rezervimet në hotelet e Greqisë, ndërsa ishujt më të vizituar janë Santorini dhe Naxos.
Turistët kanë rezervuar të tre muajt e verës në Greqi dhe ishujt e saj, teksa kanë vazhduar edhe në shtator. Pushuesit në numër më madh janë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Imagjinoni sa do ishte fitimi i Greqisë këtë sezon nëse nuk do ia kishte rrëmbyer turistët qeveria shqiptare me politikat e saj të lakmueshme për turizmin.