Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj.

Një banore në zonën e Menidit në Athinë ka treguar se vajza e viktimës shkoi në vendngjarje dhe pa nënën e saj të vdekur.

“Një vajzë e vogël erdhi, këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante dhe qante”, tregoi ajo.

“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë”, tha banorja.

Siç tregon ajo, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.