Mbi 25 plumba u kanë marrë jetën gjashtë shqiptarëve në zonën e Artemidës në Greqi. Protothema shkruan se të shtënat janë dëgjuar kudo.

Dëgjuam të shtënat ” , thotë një banor i zonës.

Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik.

“Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba ranë.

Të shtënat vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbim i zjarrit nga të dyja palët. Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh me makina patrullimi dhe autoambulanca.