31-vjeçarja shqiptare Lorela.K ka mohuar akuzat se shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion në Greqi.
Lorela.K ka folur para hetuesve dhe ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se ajo jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar vajzat, por është përpjekur që të largojë nga rrjeti i prostitucionit bashëkatdhetaren e saj e cila është 17-vjeç.
“Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet”, ka deklaruar 31-vjeçarja e burgosur, e njohur si Lorela, në kërkim të faljes për përfshirjen e saj në rrjetin prostitucionit.
Lorela gjithashtu ka mohuar se ka lidhje me tutorët, duke theksuar se nuk i njeh fare. Sa i përket përmendjes së parave gjatë shkëmbimit të mesazheve me 17-vjeçare, Lorela.K ka thënë se bëhet fjalë për borxhin që adoleshenjta i kishte për rregullimin e qerpikëve.
“Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për unazën. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për t’i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të largohej. Ajo nuk mund të dëgjonte asgjë. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, theksoi 31-vjeçarja.