Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja makabre në Greqi, ku një 27-vjeçar nga Palestina përdhunoi një 33-vjeçare shqiptare, ku më pas e goditi me thikë dhe e mbajti peng në një bodrum.
Nëna e 33-vjeçares ka treguar për mediat greke, se vajza e saj dhe i riu palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa pranon se kjo nuk ishte hera e parë që e bija e saj dhunoj keq.
Për “Mega” ajo shprehet se para dy muajsh ishte shënuar një tjetër rast dhune brutale që 27-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.
33-vjeçarja nga Shqipëria jetoi makthin e fundit në duart e 27-vjeçarit palestinez, i cili pasi e rrahu, e përdhunoi dhe e goditi me thikë, e më pas e lidhi nga këmbët me një leckë, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë.
Nëna e saj duke folur për mediat thekson se vajza e saj ishte në gjendje të mjerueshme kur e pa. “Ai e kishte goditur me thikë, duke ia thyer krahët dhe këmbët. E kishte goditur edhe në kokë, në sy”, tha ajo.
Kur viktima u dërgua në Departamentin e Sigurisë së Omonias mbrëmjen e së hënës, ajo njohu menjëherë autorin e abuzimit të saj, i cili ishte arrestuar në mesditë në rrugën Sokratous duke ecur me thikë.
Nga deklarata e saj, Policia kuptoi se gruaja nuk e njihte 27-vjeçarin. Nëna e saj në dëshmi ka thënë se 33-vjeçarja është dhunuar nga një i huaj edhe pak muaj më parë. Ndaj ka mundësi që të jetë i njëjti person që sulmoi i tërbuar fëmijën e saj mëngjesin e së hënës. Në të njëjtën kohë, ajo përshkruan goditjet që viktima ka në të gjithë trupin e saj.
“Unë nuk e njoh atë. Nuk e di nëse është ai me të cilin vajza ime ka pasur njohje muaj më parë. Besoj se e mbante me forcë. Po më thoshte se kishte takuar një burrë nga Egjipti. Tani më tregojnë për një nga Pakistani. Nuk e di kush është, nuk di asgjë”, thotë ajo.
“Vajza ime thotë se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur, por edhe mund të ketë frikë dhe të mos flasë”, thotë nëna e shqiptares 33-vjeçare, e cila ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Spitalit Sotiria dhe mbahet me oksigjen, duke humbur në të njëjtën kohë edhe shumë gjak.