Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Mikonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
Mediat vendase raportojnë se ai u vra nga një 33-vjeçar grek. Shkak është bërë një zënkë që kanë pasur për një vajzë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, pas sherrit, 33-vjeçari grek ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokalin ku ndodhej shqiptari. Aty e ka qëlluar me plumb në kokë.
Autori është arrestuar menjëherë nga policia. Ai ndodhet në gjendje të rënduar për shkak edhe të konsumimit të lartë të alkoolit.
Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Skylabela-s rreth orës 06:00 të mëngjesit. Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota që fshihen pas vrasjes.