Një 53-vjeçare në Greqi ka përjetuar momente terrori kur është sulmuar nga pronari i një apartamenti në Petralonë, i cili tentoi ta përdhunonte.
Ajo kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e një shtetasi shqiptar, por ky i fundit i gjendur përballë saj, e ka sulmuar, i ka grisur rrobat, e ka rrahur dhe ka tentuar ta përdhunojë.
“Më kapi me forcë, më grisi rrobat aty për aty, të më përdhunonte. Ai ishte i dehur, por unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçarja për emisionin grek, Star.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.
“I kam ikur nga duart dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Ok, kam bërë disa qepje për fat jo shumë, dy qepje në buzë. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit. Dhe pse? Për 20 euro”, shtoi 53-vjeçarja.