52-vjeçari shqiptar që në fund të korrikut 2022 goditi me thikë dhe vrau gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos, u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë rrethanë lehtësuese.
Autori është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë së huaj. Viktima ishte nënë e tre fëmijëve.
Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar në komisariat për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo u kthye në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e sulmoi me grushte dhe shqelma.
Më pas ai e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje.
Pas krimit brutal ai u fsheh dhe të nesërmen u zgjua dhe shkoi në punë normalisht.
Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.
41-vjeçarja nga Shqipëria kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur.
“Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të na rritur. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai sërish e vrau…”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën e krimit të të atit.