Një përleshje e ashpër mes të burgosurve, ku u përfshi edhe një shqiptar, ka ndodhur mëngjesin e së martës në burgun e Domoko, në Lamia të Greqisë.
Sipas mediave greke, pasojë e sherrit të rëndë është plagosja e një 41 vjeçari shqiptar, i cili u konfliktua me një 32 vjeçar sirian dhe një 30 vjeçar algjerian.
Siriani dyshohet se gjatë përleshjes ka përdorur thikë ndërsa dy të tjerët kanë shkëmbyer goditje me duar dhe këmbë.
41-vjeçari shqiptar ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja.