Aksi nacional Kallpaq-Janinë në Greqi do të jetë i bllokuar sot nga ora 19:00 deri në orën 22:00.
Policia Kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga do të jetë e bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Për pasojë, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë gjatë këtij intervali kohor.
Edhe mbrëmjen e së shtunës, i njëjti aks ishte i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Aksi Kallpaq-Janinë është segmenti rrugor lidhës mes pikës kufitare nga Kakavija në Janinë.