Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Greqi pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet.
Sipas medias greke “Protothema”, shqiptari ishte dënuar me 10 vite burg pasi akuzohej për përfshirje në rreth 60 raste të trafikut të drogës.
Mësohet gjithashtu se më herët i arrestuari ka vuajtur dënime të ndryshme në burgjet greke e ndërsa po hetohet nga autoritetet greke edhe për krime të tjera.