Nga një kontroll i rastësishëm rrugor në Agrinio është arrestuar një shqiptar i kërkuar nga policia greke.

35-vjeçari nga Shqipëria ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në një rrugë në Agrinio dhe është aksidentuar, për pasojë është kontrolluar nga autoritetet.

Gjatë kontrollit u konstatua se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe se nuk kishte patentë.

Gjithashtu, nga kontrollimi i të dhënave të tij, u konstatua se ai ishte i përfshirë në një rast të trafikut të qenieve njerëzore dhe u arrestua për përfshirjen e tij në rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Kolonos.

Sipas informacioneve nga burime policore, 35-vjeçari shqiptar u identifikua si autor në rastin e Kolonos.

Në veçanti, përfshirja e tij ka të bëjë me të paktën një takim me viktimën 12-vjeçare në rastin e tutorëve të vajzave, ku ai kryente akte seksuale me të, kundrejt pagesës. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës dhe më pas në hetuesin kompetent.