Policia greke ka arrestuar një çift shqiptar, të akuzuar për trafikim heroine në ishullin e Rodosit.
Shqiptarët ua shisnin heroinën turistëve.
Të dyshuarit, një burrë 38-vjeçar dhe një grua 22-vjeçare, u kapën në dhomën e tyre të gjumit gjatë një operacioni policor të kryer në mesnatë.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u zbulua një sasi heroine e fshehur brenda një çante, përfshirë 351 gramë të mbështjella me një pëlhurë të zezë najloni dhe një tjetër pako prej 40.9 gramë.
Policia gjeti gjithashtu një sasi më të vogël prej 4.24 gramë heroine, pesë pako xanax, 355 euro, një kartë SIM dhe dy celularë të vendosur në tavolinën e dhomës së ndenjes.