Një sasi e madhe lënde narkotike është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar në Janinë.

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar 375 kg kanabis të papërpunuar në zonën e Zagorit Lindor të Janinës. Në lidhje me këtë janë arrestuar dy persona, një 28-vjeçar shqiptar dhe një grek.

Droga u gjet në makinë që drejtohej nga shqiptari, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar (85) pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale prej (374) kilogramë e (850) gramë.

Ndërsa greku kishte rolin, për të kontrolluar me furgon para për të shmangur çdo kontroll policior gjatë transportimit të drogës. Përveç drogës, sekuestruar 5 aparate celularë, një sasi prej 390 euro dhe automjetet e mësipërme.