Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin grek, Rodos, pasi akuzohet për dhunë dhe përdhunim nga një turiste angleze.
Sipas mediave të huaja, 20-vjeçarja ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar dhe përdhunuar nga një 23-vjeçar shqiptar që e kishte njohur online.
Gjatë pushimeve të saj në Rodos, e reja pranoi të shkonte për të notuar me 23-vjeçarin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 20-vjeçarja ka rrëfyer se është dhunuar dhe më pas është përdhunuar në një dhomë hoteli.
Nga ana tjetër, i riu shqiptar ka mohuar akuzat, por ndërkohë ndodhet në paraburgim, duke pritur vendimin nga drejtësia greke.