Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik.

Policia e vendit fqinj kishte siguruar informacion se shtetasi 36 vjeç nga Shqipëria, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij 24-vjeçare në Selanik.

Një ditë më parë shqiptari është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjeçares dhe është ndaluar.

Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit të kryer në këtë banesë, u gjetën të fshehura në një dollap një fuçi dhe një kuti me 18 pako heroinë, me peshë totale 9 kg e 12 gram.

Në posedim të të arrestuarve, si dhe në banesën e 36-vjeçarit, me banim të paligjshëm në vend u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore elektronike precize, shirita paketimi ngjitës dhe celularët e tyre.