Policia greke vuri në pranga 10 persona, të cilët pasditen e së dielës në zonën e Zefirit, goditën me armë në një ndeshje të ligës lokale të futbollit.
Bëhet fjalë për 8 grekë dhe 2 meshkuj të kombësisë shqiptare, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.
Në orën 15:45 të pasdites së të dielës pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, goditën 9 herë me armë zjarri.
Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.