Autoriteti Portual i Volos në Greqi u njoftua sot se një shtetas shqiptar 79-vjeçar është nxjerrë pa ndjenja nga plazhi i Sutralit në Agria Volos.
Sipas medieve greke mësohet se shqiptari është transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Volos, ku është konstatuar vdekja e tij.
Nga Autoriteti Qendror Portual Volos, i cili po kryen hetimet paraprake, është urdhëruar kryerja e autopsisë pranë Shërbimit Mjekësor Ligjor të Lamias.