Një aksident tragjik në Greqi ka lënë të plagosur rëndë një shqiptar, ndërsa një 61-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas mediave greke, dy personat me origjinë shqiptare po udhëtonin me makinë, kur shoferi 33-vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën.
Pas përplasjes makina ka përfunduar në një kanal.
Dy shqiptarët fillimisht janë nxjerrë nga makina për tu dërguar në spital, por pasagjeri 61-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Aksidenti është duke u hetuar nga policia greke për të kuptuar shkaqet e tij.