Lirohet me kusht i riu palestinez, i cili akuzohet se ka rrahuar, përdhunuar dhe më pas goditur me thikë një 33-vjeçar shqiptare në Greqi.
Media greke Protothema shkruan se ndaj 27-vjeçarit është vendosur kushti i ndalimit të tij për të dalë jashtë vendit si dhe të paraqitet në polici tre herë në muaj.
Referuar burimeve gjyqësore, media greke shkruan se provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar arrestimin e tij, pasi nga njëra anë shqiptarja në dëshminë e saj e identifikoi fillimisht si përdhunuesin dhe torturuesin e tij, por më pas tërhoqi deklaratën e saj.
Shqiptarja nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë kur gjendja e saj të stabilizohet.
Megjithatë, priten rezultatet nga mjekësia ligjore dhe rezultati i provave të sekuestruara nga shtëpia e braktisur.