Ambasada shqiptare në Greqi ka sqaruar të gjithë shqiptarët që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë.

Me anë të një njoftimi, ambasada jonë jep informacion mbi vendimmarrjen greke si më poshtë:

✅ Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:

Me Vendimin Nr. //-’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën , mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për paisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:

Gjatë periudhës — deri më –, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajsije për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

✔️ Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.
ℹ️ Për më tepër informacion, lutemi, referojuni lidhjes:

https://www.et.gr/api/Download_Small/?fek_pdf=20240201761
Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, lutemi kontaktoni Ambasadën në nr. – dhe nëpërmjet e-mail-it .@…