Stefanos Kasselakis, kreu i ri i Syrizas, po pagëzon hyrjen e vet në politikë me 3 akte: së pari ai u zgjodh dhe katapultua nga Alexis Tsipras, së dyti kërkoi përjashtimin e disa anëtarëve të drejtimit të partisë dhe së treti po flet në emër të shoqërisë greke, “etjes së saj për të legalizuar martesën brenda të njëjtit seks”.
Një populist i radhës pra që u trumbetua se kishte ndërmend ndryshimin. Lidhur me martesën brenda të njëjtit seks, Kasselakis, ka replikuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që ka deklaruar se drafti për martesën e të njëjtit seks po interpretohet gjerësisht.
Kur dikush është i etur për barazi dhe përfshirje, nuk i thua “prit sa të shpjegohem”, tha ai.
Sipas tij vonesa e krijuar nga Mitsotakis ka të bëjë me votën e shprehur kundër martesës së të njëjtit seks nga ministri i Shtetit, Makis Voridis, ndaj ai ka bërë të qartë se Syriza do të propozojë një ligj të vetin.
Në muajin nëntor Kasselakis u martua në SHBA me partnerin e tij Tyler McBeth dhe ata deklaruan se duan të adoptojnë fëmijë, por edhe kjo është e ndaluar në Greqi.