Ndërtuesi shqiptar u arrestua sot pasi kishte fshehur kokainë në trungun e një ulliri.
Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar u ul mes dy policëve në makinën e patrullës pasi kishte fshehur kokainën në trungun e një ulliri, por arriti të hiqte prangat dhe të tentoi të arratisej.
Policia ka reaguar me shpejtësi duke e ndaluar dhe i vënë sërish prangat për ta çuar në gjykatë. Ndaj tij, tani rëndojnë disa vepra penale: vepër penale për posedim, fshehje dhe trafik droge dhe tentativë arratisjeje ndaj efektivëve të Policisë.
Ndërsa në trungun e pemës u gjetën gjithsej 109.6 gramë lëndë narkotike që do të ndahej më pas në rreth 170 doza kokainë.