Këngëtari shqiptar Arjan Begaj, është kapur nga policia greke me një sasi droge.
Sipas policisë e vendit fqinj, këngëtari shqiptar u kap prej departamentit të anti-drogës së Atikës, së bashku me një shtetas grek me sasinë prej 1 kg kanabis sativa si dhe 50 gramë kokainë.
Gjithashtu policia gjatë kontrollit në banesë i ka sekuestruar 9500 euro cash si dhe një pistoletë dhe 4 fishekë të kalibrit 6.3 mm.
Arjan Begaj kishte leje qëndrimi në Greqi dhe u arrestua në zonën Artemidha të Atikës.