Nje shqiptar 37 vjeçar është arrestuar së bashku me një grek 46 vjeç, pronar i një biznesi në Selanik.
Ata janë kapur me 1 kg e 940 gram marijuanë, 1 peshore, 3 celularë dhe 1500 euro.
Shqiptari rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 8 vjet e 10 muaj burg.
Prej muajit nëntor në zonën e Greqisë perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 8 raste ku janë kapur në total rreth 255 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptarë.