Një 45-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Larisa të Greqisë gjatë mesditës së së martës.
Ngjarja ka ndodhur në një njësi blegtorale në Karya Olympos.
Ambulanca e EKAB u njoftua fillimisht për ngjarjen dhe ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje për të gjetur trupin e të vdekurit, i cili kishte pësuar një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje.
Trupi i tij u transportua në Spitalin Universitar të Larisës, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.