Ngjarja ka ndodhur autostradën kombëtare Athinë-Korinth , ku një makinë është përplasur me një motor, e si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në motomjet, me origjinë shqiptare.
Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, por mendohet të jetë rreth 28-vjeç.
E reja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i motorit, shtetas grek ka mbetur i plagosur rëndë.
Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga policia dhe është arrestuar.