Një ngajrje e rëndë a ndodhur në Agrinio të Greqisë, ku një 24-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë.

Sipas informacioneve të mediave greke, i riu shqiptar u morr zvarrë nga një eskavator në zonën industriale të qytetit, në vendin ku kishte nisur pune.

24-vjeçari e kishte ditën e parë të punës në kompaninë greke.

Mënyra e aksidentimit të të riut është ende konfuze nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur një hetim në lidhje me rastin.

Një 24-vjeçar shqiptar i cili ditën e parë në punë, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia, duket se ka qenë. është tërhequr zvarrë nga një ekskavator, me pasojë plagosjen fatale.

Megjithatë, theksohet se informacionet e para për aksidentin në punë dhe mënyrën se si u shkaktua vdekja e punëtorit të ri, janë mjaft konfuze.

Trupi i viktimës është dërguar në Shërbimin Mjekoligjor të Patrës, ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë që policia po kryen hetime paraprake për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe si ndodhi vdekja e të riut shqiptar.