Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skeletin e gjetur ditën e djeshme në rrugën Mourikiki – Thebë, në Greqi.
Sipas mediave greke në xhepin e pantallonave të tij është gjetur letërnjoftimi policor i një krimineli shqiptar. Personi në fjalë ka qenë i burgosur vite më parë në burgjet e Patrës për çështje droge. Në vitin 2011 ai është liruar dhe nuk është arrestuar më.
Për të përcaktuar nëse skeleti i njeriut i gjetur në Tebë është me të vërtetë i tij, autoritetet do të marrin një mostër të ADN-së nga vëllai i tij dhe do ta krahasojnë atë me ADN-në e të vdekurit. Sipas deklaratës së vëllait, komunikimi i tyre i fundit ka qenë një muaj më parë dhe prej atëherë nuk kanë folur më.
Mjekët nuk kanë arritur ende të zbulojnë nëse vdekja e tij ka ardhur si pasojë e ndonjë vrasjeje apo për shkaqe patologjike. Konkluzionet për këto dyshime pritet të zbardhen pas analizave përkatëse të specializuara.