Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke në Selanik, pasi akuzohet për një serë vjedhjesh. Sipas medieve greke se i riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa.
Oficerët e policisë pas një hetimi arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave. 26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë.
Mësohet se nga qershori 2020, i riu shqiptar duke lëvizur në zonat e Harilaou dhe Kato Toumba, kishte si synim gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje, duke i grabitur.
Nga vjedhjet e shumta që kishte kryer, ai kishte përfituar një shumë totale prej 2100 euro, karta bankare, ar e bizhuteri, celularë.