Një 33-vjeçar shqiptar ka mbajtur të burgosur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare në Greqi dhe e ka shfrytëzuar seksualisht.
Lajmin e kanë bërë të ditur media greke, Protothema, sipas së cilës, ai i ishte prezantuar si një pronar i një klubi nate dhe i ka ofruar një punë si Hostes (pritese).
Në momentin që e reja ka pranuar të punojë sepse i duheshin paratë, ai ka burgosur në një apartament dhe e ka kthyer në prostitutë luksi.
23-vjeçarja u detyrua të bënte deri në 4 takime romantike në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori sa herë që mungonte në qelinë e banesës, i kishte vendosur roje në hyrje për t’u siguruar që ajo nuk do të ikte.
Viktima, pas tre muajsh “në ferr”, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar. Si pasojë 33-vjeçari i huaj u identifikua nga efektivët e Krimit të Organizuar dhe u arrestua.
Policia arriti të arrestojë shqiptarin, i cili është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore”.
Ndërkohë autoritetet në Greqi po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për vënien përpara drejtësisë të të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje.