Policia në Greqi njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të një ngjarje të rëndë që ndodhi dje.
Shqiptari 27-vjeçar dyshohet se ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një kasolle e cila i mori jetën një 53-vjeçari të pastrehë.
Sipas mediave greke, autori i dyshuar i krimit të rëndë në Chania është dërguar sot në mëngjes në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Chania me çështjen në ngarkim të tij.
Rasti është hetuar nga efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë në Chania dhe ndaj 27-vjeçarit është ngritur akuza për ‘vrasje me mashtrim’ dhe ‘zjarrvënie’. Gjithashtu, ai është arrestuar për shkelje të ‘Ligjit për Armët’, pasi në kontrollin e shtëpisë së tij janë gjetur thika.
Nga hetimet policore dhe hetimet paraprake rezultoi se i shqiptari ka plagosur për vdekje me shufra hekuri 53-vjeçarin gjatë një mosmarrëveshjeje mes tyre për arsye ende të panjohura dhe më pas, kur ka parë se goditja ishte fatale për të, i vuri zjarrin shtëpisë të braktisur.
Ndërkohë nëna dhe kunata e viktimës kanë shpërthyer në lot pasi mësuan vdekjen tragjike të të afërmit të tyre.
“Iku Nikos, u dogj. Ai jetoi këtu për dy vjet. E ndihmoja me sa mundja. Vinte tek unë, ulej, hante”, këto kanë qenë fjalët rrënqethëse të nënës jashtë shtëpisë ku humbi jetën djali i saj.
Komandanti i Shërbimeve Zjarrfikëse të Prefekturës së Chanias, gjeneral brigade Xenophon Tsilimigakis, pohoi se “me të mbërritur u konstatua se dera kryesore ishte e hapur dhe ndërkohë që zjarri ishte përhapur në të gjithë shtëpinë, një burrë i djegur u gjet në dysheme afër hyrjes”.