Policia e Selanikut ka vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se kryente akte te turpshme para vajzave të mitura në Greqi.

Mediet greke raportojnë se shqiptari u tregonte adoleshenteve organin e tij gjenital në rrugët e qytetit.

37-vjeçari pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjithashtu mësohet se i arrestuari ishte ilegal, pasi qendronte në Greqi pa dokumentacionin përkatës.