Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në zonën e Makrakomit në Ftiotidë mëngjesin e së martës nga efektivë e policisë greke. Atij iu gjet drogë dhe u bë kontroll ligjor në shtëpinë e tij.
Sipas mediave greke, policia ka gjetur dhe konfiskuar gjithsej 700 gramë hashash në pesë pako najloni, 121 pilula zanax, një peshore precize, por edhe një grusht hekuri, dy thika dhe një pistoletë plastike.
Gjithashtu, i është konfiskuar edhe motoçikleta me të cilën lëvizte.
Hetimet paraprake po kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurisë Lamia, ndërsa 36-vjeçari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Lamia.