Një 32-vjeçare në Symi të Greqisë ka përjetuar momente tmerri në orët e para të së martës, brenda një lokali, kur një 30-vjeçar shqiptar tentoi ta përdhunonte.
32-vjeçarja ka arritur të lajmërojë autoritetet, për pasojë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Repartit të Symit.
Sipas policisë greke, 30-vjeçari ka kundërshtuar kur kanë tentuar ta arrestojnë.
Ai i ka sulmuar dhe i ka rrahur policët, derisa arritën t’i vinin prangat.