4 adoleshentë grekë të moshës 17 vjeçe janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të bashkëmoshatarit të tyre shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18 shtatorit, katër të rinjtë dhunuan fizikisht shqiptarin, ndërsa nën kërcënimin e armës ata i kërkuan një shumë parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur.

Mediat greke raportojnë se shqiptari pas dëmtimeve të marra kishte shkuar në spital për ndihmën e parë dhe më pas ishte larguar.

Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast, u kryen kontrolle banesash , ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje që kishin dy prej tyre në vendngjarje, 2 pistoleta me ajër me aksesorët e tyre, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6 gram, 2 rende kanabis, 3 peshore elektronike precize, sprajt piper etj.

narkotika_astynomia.jpeg