Sherret për motive të dobëta janë një ndër rastet më të shpeshta që përfliten në media.
I tillë është rasti i një 52-vjeçari shqiptar në Selanik të Greqisë, i cili plagosi me thikë shefin e kuzhinës 65-vjeçar, edhe ky shqiptar, pasi nuk i pëlqeu mishi që i kishin servirur në restorant.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars në një restorant në Selanik, kur 52-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm.
Sipas autorit, mishi që i servirën në restorant ishte i gatuar një ditë më parë.
Pas ngjarjes emigranti shqiptar u arrestua, ndërsa sot ai është paraqitur para Gjykatës në Selanik për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndaj 52-vjeçarit shqiptar rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.