Një 51-vjeçar shqiptar ka rënë nga lartësia 8 metra, teksa po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme.

Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilbrin dhe është rrëzuar nga pema.

51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.