Një 46-vjeçar shqiptar ka plagosur me sopatë një efektiv të policisë së Athinës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 19:30 të së mërkurës kur autoritetet kanë marrë një denoncim për një person që ndodhet në një shtëpi në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos dhe ka qëlluar në ajër.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e skuadrës DIAS, konkretisht ekipi i Akropolit, ku i priste gruaja që kishte thirrur policinë me djalin e saj, të dy në gjendje shoku.
Me të mbërritur policia, 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte i fshehur pas një perde.
Më pas, sipas informacioneve, efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes, por dy prej tyre kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte sërish.
Kështu ndodhi. Shqiptari doli në ballkon, por në vend të armës mbante një sëpatë të madhe. Me të parë policët i ka sulmuar dhe e ka plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë por më pas është arrestuar.
Nga hetimet e kryera në vendngjarje u gjet një armë zhurmuese dhe një sasi kanabisi. Shqiptari rezulton me precedentë penalë në vitin 2019.