Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra.

Mediat në Greqi raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhe që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.

Nuk ka ende informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të lënduar.