Këngëtarja Ronela Hajati ka rënë pre e grabitjes gjatë qëndrimit të saj në Londër. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve në rrjete sociale.
Hajati ka publikuar disa foto, teksa tregon se i kanë vjedhur edhe paratë e një koncerti.
Këngëtarja shton se bëri denoncimin në polici si dhe bllokoi kartat e kreditit, por sipas saj, personat që i kanë vjedhur portofolin kishin shpenzuar paratë.
“Shkova në stacionin e policisë. Dhe kartat i bllokova por ishte shumë vonë. Kishin bërë dhe shopping, kishin blerë byzylykë dhe atlete pafund.”, ka shkruar ajo duke folur më pas përmes disa videove për ngjarjen. “Më kanë vjedhur të gjithë lekët, kartat dhe jam në mes të Anglisë pa identitet.
Më mirë s’po them se sa lekë më morën. Të gjitha lekët e koncertit i kisha me vete. Më duket të iki dhe në Spanjë, nuk kam lekë për metro dhe taxi.
Nga të gjithë ngjarjet që më kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, jam personi më fatkeq i 2020-2022. Kjo pjesa e lekëve është gjëja më e vogël që më ka ndodhur nga gjërat që më kanë ndodhur”, është shprehur Ronela.