Një biznes në periferi të Sarandës ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar.
Grabitësit kanë hyrë në biznes dhe kanë rrëmbyer prej aty kasafortën me para.
Ende nuk bëhet e ditur shuma e parave që kanë qenë në kasafortë.
Ngjarja është raportuar paraditen e sotme në Polici, e cila ka dhënë edhe disa detaje nëpërmjet një komunikate për mediat:
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.