Për vrasjen e Liridona Ademajt u caktua dënimi me 1 muaj paraburgim për tre të dyshuarit, ndërkoh në vendimin e saj Gjykata e Prishtinës, thotë se burri i viktimës, Naim Murseli ka gjetur vetë armën e zjarrit të përdorur për vrasjen.
Një armë e tipit pistoletë, dhe së bashku me Granit Pllavën kanë inskenuar grabitjen dhe vrasjen.
Në vendim thuhet se mbrëmjen e 29 nëntor rreth orës 20:25 minuta, në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, përpara automjetit të çiftit ka dalë Pllava me armë në dorë dhe i maskuar.
Sipas marrëveshjes midis dy autorëve, i pandehuri Naim Murseli ka dalë me fëmijët nga vetura dhe është larguar, ndërsa në makinë ka mbetur Liridona e cila është qëlluar me një plumb afër qafës, plagë e cila ka shkaktuar vdekjen e saj.
Marrëveshja për vrasjen midis Naim Murselit dhe Granit Pllavës është bërë në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh.