Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar per mbylljen e Gjykates se Apelit ne Gjirokaster.
Permes nje shkrimi ne fb, Shehu shprehet se Gjirokastra po boshatiset pothuajse nga çdo institucion, fale qeverisjes socialiste te Rames.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Gjirokastra gjithmone edhe me e braktisur!
Edhe “Drejtesia” po largohet cdo dite dhe me shume nga qytetaret e saj, ne vend qe te afrohet me ata.
E kunderta kjo e qellimit te cdo reforme ne drejtesi, qe ka ne fokus qytetaret!
Prej dites se neserme Gjirokastra nuk do te kete Gjykate apeli.
Ose me mire i gjithe Qarku nuk do te kete me nje nivel te tille gjykimi!
Aktiviteti i gjykimit edhe i te reth 600 dosjeve te mbetura kalon ne Tirane!
Udhetime per ne Tirane, shpenzime te shumta, kohe e humbur, avokate e notere aty…
Nje drejtesi e larget per qytetaret kjo tashme.
Mbas largimit nga ai Qark i drejtorive kryesore te aktiviteteve ekonomike e sociale, tashme edhe Sistemi drejtesise aty rudhet, degdiset larg!
Dhe pastaj kjo Rilindje ben te habiturin per largimin prej atij Qarku te 45% te popullesise ne pak vite.
Te renies ne pikiate te lindjeve.
Dhe te shkurtimit te jete gjatesise….me shkurtera ne Republike kjo!
Nje rregjim ky i pa pergjegjeshem, qe keshtu po con ne “shuarjen” e atij Qarku me plot vlera, histori, mundesi…