Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish-kryeministrit.
Më datë 21 Dhjetor Kuvendi votoi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Heqja e imunitetit i hapi rrugë kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij.
Berisha akuzohet se ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore- kompleksi sportiv Partizani.