Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dnuarish kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Dënimi i ish- kryebashkiakes është konvertuar në 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258-25 të Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka, vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

GJKKO vendoi deklarimin fajtor të të pandehurës Rajmonda Balilaj, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

“Në bashkim të dënimeve, vendosi dënimin e të pandehurës Rajmonda Balilaj me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjetësh burgim. Rajmonda Balilajt i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim. Urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rajmonda Balilaj, dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj, me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim. Heqjen e së drejtës për të pandehurën Rajmonda Balilaj për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet”, thuhet në vendim.