Nje 53-vjeçar nga Gjirokastra eshte peoceduar nga uniformat blu, pasi akuzohet per organizim te lotarive ne lokalin e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, në ngarkim të shtetasit S. E., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e biznesit të këtij shtetasi, në lagjen “Punëtore”, Gjirokastër, u gjet dhe u sekuestrua 1 aparat celular, të cilin dyshohet se 53-vjeçari e përdorte për organizimin e lotarive të palejuara.